Gjykata: Taylor ishte përgjegjës

Gjykata e OKB’së për Krime Lufte ka shpallur përgjegjës ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, për dhënien e ndihmës dhe për krimet e luftës që u kryen gjatë luftës qytetare në Sierra Leone.
Taylor (64) është presidenti i parë i ndonjë shteti afrikan që shpallet fajtor për krime nga një gjykatë ndërkombëtare.
Përndryshe, Taylor zyrtarisht paditej për vrasje, rrëmbim dhe skllavëri seksuale gjatë kohës së luftës në Liberi dhe Sierra Leone, kur janë vrarë të paktën 50,000 njerëz.
Gjithashtu Charles Taylor ngarkohej edhe për atë se, me të ashtuquajturat “diamante të përgjakshme”, kishte armatosur kryengritësit në Sierra Leone.
Taylor nga Gjykata Ndërkombëtare është shpallur fajtor vetëm për një pjesë të akuzave, edhe pse ai vazhdon të mohojë përgjegjësinë.