E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresisti Rohrabacher: Zgjidhja për veriun- këmbimi i territoreve

Kongresisti republikan Dana Rohrabacher nga Kalifornia, siç njofton Tanjug, i ka thënë kësaj agjencie serbe se përpiqet që serbët e veriut të fitojnë të drejtën për vetëvendosje dhe ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë do të ishte këmbimi i territoreve.

“Njerëzit kanë të drejtë të vendosin për fatin e vet dhe për këtë arsye unë në fillime kam përkrahur Kosovën. Kosova nuk deshi të jetë pjesë e Serbisë. Tani autoritete e Kosovës duhet të pranojnë që serbët që janë afër kufirit me Serbinë nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Kosovës” thotë Rohrabacher, transmeton Koha.net.

Ai thotë se zgjidhja më e mirë është këmbimi i territoreve ku shumicën bëjnë serbët, përkatësisht shqiptarët . “Nuk ka arsye që të mos bëhet kjo pasi është në interes të të gjithëve. Menjëherë pas kësaj duhet të krijohen kufijtë e hapur që mundësojnë këmbimin tregtar pa doganë. Në këtë mënyrë do të zvogëloheshin armiqësitë e tashme dhe do të bëhej normalizimi marrëdhënieve “, ka thënë Rohrabacher .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›