E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO Rasmussen Denoj aktet e dhunes

NATO denon aktet e dhunes te ushtruara nga opozita e majte ne demonstraten e 21 janarit. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmussen shpreh shqetesim per situaten ne Shqiperi duke denuar dhunen gjate demonstrates se 21 janarit ne Tirane.

Ndiej keqardhje per ate qe ndodhi ne Shqiperi dhe per humbjen e jeteve njerezoresikursedenoj ashper aktet e dhunshme - u shpreh Rasmussen duke iu pergjigjur interesit te gazetareve ne nje konference ne Bruksel.
Shefi i Aleances se Atlantikut te Veriut ka perfituar nga rasti per te leshuar nje thirrje per dialog per politiken shqiptare.
U bej thirrje te gjitha paleve te perfshira ne kete krize qe te bashkepunojne me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje politike - deklaroi Rasmussen.
I pyetur se cfare do te ndodhte ne Danimarke nese do te vriteshin tre demonstrues dhe nese autoritetet do te refuzonin te bashkepunonin per te denuar pergjegjesit Rasmussen i cili ka qene Kryeminister i Danimarkes tha se nje gje e tille nuk do te ndodhte ne vendin e tij. Ne Danimarke nuk do te ndodhte nje gje e tille sepse populli danez eshte pak me i qete se popujt qe ndodhen me ne jug - tha Rasmussen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›