NATO, Rasmussen sot në Kosovë
Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA Vetëm 24 orë para të premtes së 16 shtatorit kur pritet që në dy vendkalimet në veri të Kosovës të vendosen doganierët kosovarë, mbërrin në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Lajmin e bëri publik mbrëmë zyra e shtypit pranë Aleancës së Atlantikut verior.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, sekretari Rasmussen pritet të takojë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drewz, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Ai do të vizitojë edhe kontingjentet e forcave të NATO-s.
Gjatë kësaj vizite në axhendë është parashikuar që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Hans Fogh Rasmussen të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
mit/NOA