E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Rasmussenit i zgjatet mandati deri në korrik

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për t`ia zgjatur mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Anders Fogh Rasmussen, deri në korrik të vitit 2014.
 

Në deklaratën e aleancës 28-anëtarëshe thuhet se vendimi është marrë nga ambasadorët e NATO-s, pas procesit të konsultimeve.
 

Shefat e NATO-s tradicionalisht emërohen për një mandat prej katër vjetësh, me mundësi të zgjatjes prej një viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›