E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë ndaj masave, italiani ngjitet në kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit

Një person iu është shmangur forcave të sigurisë dhe është ngjitur në kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kishës Katolike Romake në Vatikan. Kjo është një prej pikave më të larta prej ku mund të shihet Roma.

Raportohet se ky burrë e ka bërë këtë veprim për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve italiane dhe të Bashkimit Evropian, pas zbatimit të masave të shtrëngimit.

Pas ngjitjes në majën e kupolës, shtetasi i cili mendohet të jetë pronar i një biznesi, ka shpalosur një pano me mbishkrime që fajësonin kryeministrin e Italisë, Mario Monti, për zbatimin e reformave të vështira ekonomike për ta shlyer borxhin e Italisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›