E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian e miratoi raportin e Turqisë

Bruksel - Parlamenti Evropian e miratoi raportin e Turqisë, pas diskutimit të tij në Komitetin e Punëve të Jashtme të parlamentit. Në mars, raporti do të analizohet në Këshillin e Përgjithshëm të Parlamentit Evropian. Në votimet e bëra pas diskutimit të raportit ai u pranua me 65 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ria Omen-Ruizhten mbajti një fjalim pas miratimit të raportit dhe duke tërhequr vëmendjen se raporti është i saktë dhe i balancuar tha se nga Turqia prisnin rezultate konkrete në lidhje me reformat e Bashkimin Evropian. Omen-Ruizhten pasi ka cilësuar se 3 vitet e fundit vështrimi i përgjithshëm ndaj Turqisë ka qenë negativ, cilësoi se emërimi i Ministrit të Shtetit, Egemen Bağış, si Kryenegociator, pranimi i Programit Kombëtar dhe fillimi i transmetime televizive në gjuhën kurde janë shenja të mira.

Shefi i Zyrës së Turqisë në Komisionin Evropian, Zhan Kristof Filori, pasi vuri në dukje se në lidhje me çështjen e Qipros, ndërmjet palëve po vazhdonin negociatat, tha që është ende herët për të marrë një qëndrim në lidhje me hapjen e porteve për anijet greke qipriote.

Në mars, raporti do të shqyrtohet në Këshillin e Përgjithshëm të Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›