Babai i Rikardo Kaka, takim me drejtuesit e Milanit
MILANO- Për herë të dytë gjatë kësaj jave, babai i Rikardo Kaka, Bosko Leite, ka takuar drejtuesit e Milanit. Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedimeve, pasi as dje palët nuk kanë bërë komente, ndërkohë që babai dhe agjenti i futbollistit ka thënë vetëm: "Rikardo nuk lëviz".
Në takimin e djeshëm kanë qenë edhe Ariedo Braida dhe trajneri Alegri, përveç zëvendës presidentit Adriano Galiani. "Nuk mund të bëj asnjë koment", tha numri 2 i Milanit pas takimit, që përfundoi rreth orëve të mbrëmjes.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)