E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet raporti i monitorimit. AS me i balancuari

Albanian Screen ka ditur të ruajë në mënyrë të pëlqyeshme balancat mes forcave poltike përsa i përket bërjes dhe transmetimit së kronikave televizive. Bordi i Monitorimit të Medias gjatë raportimit të parë në KQZ për këtë fushatë ka bërë me dije kohët e pasqyrimit të fushatës nga ana e mediave.

Në monitorimin e edicioneve informative, sipas renditjes së Bordit të Monitorimittë Medias, Albanian Screen renditet i pari për balancën. Monitorimi i parë i përket javës së parë të fushatës nga data 8 deri me 13 prill.

Kështu, ndër 14 stacione televizive, Albanian Screen duhet të kompensojë vetëm 10 minuta, pasi kaq është dhe diferenca e krijuar në edicionet informative gjatë një jave. Bordi i Monitorimit bën me dije se 13 stacionet e tjera televizive kane krijuar diferenca nga 15 deri në 170 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›