E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse tërhiqen të kundërtit?

TIRANE-Ju dhe i dashuri juaj jeni të ndryshëm si nata me ditën, megjithatë ju tërhiqeni më shumë me njëri-tjetrin. Por të mos keqkuptojmë, nëse ju ziheni gjatë tërë ditës, kjo do të thotë se mund të keni disa 'çështje' dhe probleme më të mëdha.

Një lidhje e suksesshme varet nga sasia e të kundërtave mes jush, si i shfrytëzoni ju në cift këto të kundërta dhe se si ndikojnë ato ndryshime tek ju.

Ndryshimet janë tërheqëse
Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t'ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t'i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re tek njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Ana pozitive
Më e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë 'gjysmën tjetër'.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›