E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullkani islandez, Gjermania mbyll aeroportet

Autoritetet gjermane njoftuan mbylljen e hapësirës ajrore në veri të vendit.

Mbyllja ka ardhur si pasojë e resë së hirit vullkanik që ka mbërritur në këtë pjesë të Gjermanisë.

Mbyllja nis në orën 05:00, me orën lokale, të mëngjesit të së mërkurës dhe do të aplikohet në të gjitha aeroportet veriore të vendit.

Ndërkohë, Skocia vazhdon të mbajë të mbylluar hapësirën e saj ajrore duke mos lejuar fluturimin e asnjë avioni.

Megjithatë, ekspertët flasin për një përmirësim të situatës më shpejt nga ç`pritej pasi reja e hirit vullkanik, nga vëzhgimet e fundit është reduktuar me ritme më të larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›