E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, në duart e trupave të armatosura

Forcat e armatosura kanë marrë me forcë Presidentin e Hondurasit përpara një referendumi të shumëpërfolur për ndryshimin e Kushtetutës. Sekretari i Presidentit, Manuel Zelaja, bëri me dije se kreu i shtetit ishte dërguar në një bazë ajrore në të dalë të kryeqytetit të vendit. Zelaja, i zgjedhur për një term katërvjeçar të vetëm, kërkonte mbajtjen e një referendumi që do t‘i jepte mundësinë për një mandat të dytë presidencial. Referendumi i zhvilluar dje u konsiderua i paligjshëm nga Gjykata Supreme e vendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›