E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dhe Shqipëria: Tashmë çdo problem i yni do zhduket

Marrja e ftesës për t’u bashkuar me NATO-n ishte një moment historik për Shqipërinë. Mënyra se si po sillet qeveria pas kësaj, është gjithashtu historike.

Shqipëria ka një popullsi prej 3.5 milionë banorësh, sipas CIA World Factbook, 13 për qind e të cilëve janë të papunë. Edhe pse rritja e GDP gjatë viteve të fundit ka qenë në nivele të qëndrueshme prej 5 deri në 6 për qind, shqiptarët janë akoma populli më i varfër në Evropë, me mbi 25 për qind të popullsisë që jeton poshtë kufirit të varfërisë.

Muajt e fundit, çmimet e ushqimeve janë rritur me mbi 15 për qind. Në maj, inflacioni arriti në 4.4 për qind, sipas Bankës së Shqipërisë, ndërsa objektivi është 3 për qind. Pas shumë vitesh rritjeje të çmimit të shtëpive dhe parashikimeve për një bum në tregun e pronave, rritja ka ndaluar në mënyrë të papritur. Sa për energjinë elektrike, pavarësisht krizës së një viti më parë që i la shqiptarët pa energji për më shumë se 15 orë në ditë në fshatra, qeveria synon ta rrisë çmimin me 37.5 për qind, çka është një barrë shumë e rëndë për klasën e mesme.

Në vitin 1998, Shqipëria renditej si vendi më i korruptuar në botë. Sot, situata ka ndryshuar për mirë. Ajo renditet e treta. Në vitin 2005, kryeministri, Sali Berisha, erdhi në pushtet duke denoncuar korrupsionin në qeverisjen socialiste. Me sloganin e tij për sa i përket korrupsionit “Me duar të pastra”, ai fitoi shumicën në parlament.

Por sot, tre vite më vonë, Berisha dhe qeveria e tij janë akuzuar për korrupsion më shumë se çdo qeveri në Shqipëri këto 15 vitet e fundit. Dy ministra të kabinetit ndodhen nën akuza të forta për korrupsion.

Ministri i Jashtëm aktual, Lulëzim Basha, është akuzuar se ka vjedhur më shumë se 100 milionë dollarë nga ndërtimi i një rruge në Shqipëri me vlerë 1 miliard dollarë. Qeveria thotë se ndërtimi i rrugëve është një mundësi e madhe për Shqipërinë dhe se korrupsioni është normal.

Disa ditë përpara se Shqipëria të ftohej për t’u bërë pjesë e NATO-s, një depo municioni shpërtheu në Gërdec, një fshat afër Tiranës.

Njëzet e tetë veta vdiqën dhe 300 u plagosën. Në fillim dukej si një problem teknik. Por pak pas kësaj ngjarjeje, u zbulua se ishte bërë një hetim nga “New York Times”. Lidhej me Gërdecin. Ministri i Mbrojtjes kishte bërë transaksione ilegale duke dërguar armë në Afganistan. Pentagoni ishte i përfshirë. Kongresi i Shteteve të Bashkuara po bën një hetim. Të gjitha flasin një korrupsion gjigant.

Të mos harrojmë spitalet. Nëse shkon në një spital, më mirë të kesh shumë pará me vete, sepse në një spital kombëtar “falas”, të duhet të paguash shumë. Nëse nuk korrupton ndokënd, nuk ke shans të marrësh ndihmë mjekësore. Ata të lënë të vdesësh, nëse nuk jep pará. E nëse të duhet ndonjë ilaç, më mirë gjeje vetë.

Por çfarë ka bërë qeveria këta muajt e fundit?

Kryeministri Berisha ka zbarkuar në një tur kombëtar në të gjithë Shqipërinë për të informuar njerëzit për “arritjet e mëdha ekonomike”. Ftesa për në NATO është shpallur si një arritje e madhe e qeverisë. Të gjitha problemet tona tashmë janë zgjidhur. Gjithçka në këtë pikë, çdo reformë e bërë është ndërmarrë me qëllimin e marrjes së ftesës nga NATO. Ne nuk duhet të bëjmë një ushtri të mirë, sepse kemi nevojë, por sepse NATO ka nevojë. Ne nuk duhet të kemi stabilitet politik, sepse vendi ka nevojë, por sepse NATO ka nevojë. Ne do të bëjmë gjithçka, por jo për veten tonë, por sepse e kërkon Evropa.

Fareed Zakaria thotë në librin e tij “Rritja e Demokracive Liberale” se zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të prodhojnë autoritarizëm. Ai përmend Iranin, Venezuelën dhe Rusinë. Ai duhet të shtojë aty dhe Shqipërinë. Pse? Dy muaj më parë parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë. Kushtetuta është miratuar në vitin 1998, përmes një referendumi kombëtar. Por ndryshimet e bëra, ndryshimet më të mëdha që kur është miratuar, nuk u dërguan në referendum.

Pjesa më e keqe janë ndryshimet që janë bërë. Të gjitha institucione varen nga parlamenti; kështu, parlamenti kontrollon gjithçka. Me ndryshimet e bëra, presidenti bëhet pjesë e parlamentit. Kjo do të thotë që një konsensus mes mazhorancës dhe minorancës për zgjedhjen e presidentit nuk është i nevojshëm. Partia që ka shumicën mund të zgjedhë presidentin në çdo kohë. Mund të zgjedhë gjithashtu krerët e sistemit gjyqësor, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe krerët e institucioneve që merren me numërimin e votave në zgjedhjet e ardhshme.

Tragjikisht, minoranca në parlament ishte dakord me ndryshimet.

Përfundimisht, unë e di që NATO është një arritje e madhe për Shqipërinë. Ne duhet ta kishim marrë këtë ftesë që në vitin 1997 ose 1998, por situata e vështirë politike solli shtyrjen. E morëm në vitin 2008 dhe kjo është gjë e madhe. Por klasa politike e ka kthyer këtë ftesë në një të mirë supreme, diçka që do të zhdukë vështirësitë dhe problemet tona. Neve s’na duhet të punojmë më, për shkak se jemi në NATO. Kjo është sjellja që po ndjek qeveria që pas marrjes së ftesës.

* Shkrimi është publikuar si pjesë e projektit Global Education Neighborhood të Worldpress.

Ledion Krisafi është student në degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›