PS, Lutaj: S'ka fonde për ushtrinë dhe policinë
PS-ja akuzon qeverinë në paraqitjen e buxhetit të ri shtesë, duke deklaruar se, në të janë lënë jashtë dhënies së fondeve që kanë të bëjnë me sigurinë.
Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, shprehu shqetësimin se Ministria e Mbrojtjes, Brendshme dhe institucione të tjera nuk kanë fonde të duhura në këtë buxhet shtesë. "Ne denoncojmë qëndrimin aspak korrekt të kësaj qeverie, ndaj kërkesave dhe argumenteve që kanë dhënë drejtuesit e SHISH, për shtesë në buxhet qysh kur u miratua buxheti kryesor i vitit 2007. Jo vetëm atëherë që nuk u bë asgjë, por edhe në këtë buxhet shtesë, SHISH duhet të kënaqet me mashtrimet e qeverisë dhe tendencën e saj të dukshme kundër veprimtarisë dhe aktivitetit ligjor që ky shërbim kryen, në interes të sigurisë kombëtare", deklaroi Lutaj. PS-ja kërkon nga qeveria "Berisha" që të bëjnë reflektimet e domosdoshme në këtë shtesë të buxhetit, pasi synohet dhe integrimi në NATO. Lutaj theksoi se, "duhet urgjentisht që qeveria të administrojë fondet e dhëna Ministrisë së Brendshme dhe të pajisë efektivat e policisë me gradat e reja, pasi grada dhe paga që marrin, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën".