E Diel, 1 Nëntor 2026

City e do Ashley Colen

Për Ashley Colen nuk janë të interesuar vetëm Paris Saint Germaini e Real Madridi. Mbrojtësi i majtë anglez, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në verën e vitit të ardhshëm, është bërë objektiv i disa skuadrave evropiane.

Sipas medieve britanike, kandidati i fundit për 31 vjeçarin është Manchester City.

Menaxheri Roberto Mancini e pëlqen mjaft përfaqësuesin anglez dhe duke e pasur parasysh se nuk po rehatohet assesi në krahun e majtë, i ka kërkuar udhëheqësisë së klubit që t’ia blejë futbollistin majtak. Cole nuk është marrë vesh për ta vazhduar kontratën me kampionin evropian dhe pritet të largohet gjatë vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›