E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE Nuk po ushtrohet asnje presion ndaj vezhguesve te ODIHR-it

“Misioni i ODIHR-it në Shqipëri po vëzhgon dhe do të vazhdojë të vëzhgojë përgatitjet dhe procedurat e zgjedhjeve.

Unë kam një mesazh të qartë nga kryetari i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të ODIHR-it se ndaj tyre nuk po ushtrohet asnjë lloj presioni”.

Ky ka qenë reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, lidhur me një artikull të një dite më parë për misionin e ODIHR-it.

Sipas tij, vëzhguesit e misionit t ODIHR-it do të vëzhgojnë, do të përshkruajnë atë që vëzhgojnë dhe në kohën e duhur, do të nxjerrin një raport.

“E rëndësishme është që ky raport do të jetë i vërtetë dhe do të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve të mira, si dhe do të shërbejë si bazë gjithmonë e më e mirë për zgjedhje edhe më të mira në të ardhmen”, deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›