E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO hedh poshtë kritikat e Pakistanit

Forcat e NATO-s në Afganistan kanë hedhur poshtë pohimet e ushtrisë pakistaneze se po dështon të ndalojë militantët nga kalimi i kufirit Afganistan-Pakistan.

Ushtria në Islamabad ka thënë se ka njoftuar zyrtarët e NATO-s për 52 lëvizje të militantëve nga Pakistani në Afganistan, por “Aleanca nuk i është përgjigjur”.

Në deklaratën me shkrim, NATO-ja ka thënë se “pretendimi është i pasaktë” dhe se “trupat e saj dërgohen menjëherë, kur Pakistani kërkon ndihmë”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se NATO-ja ka interesa të përbashkëta për të koordinuar aksionet me Pakisanin, kundër sulmeve ndërkufitare nga ana e rrjetit Hakani.

"Forcat e NATO-s janë të angazhuara për të punuar së bashku me Pakistanin, për sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet drejt pajtimit", thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›