E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre artiste ruse gjykohen për performancën kundër Vladimir Putinit

Tre vajza të reja, të cilat kanë iniciuar një protestë përmes kundër presidentit Vladimir Putin në altarin e katedrales kryesore të Rusisë, do të dalin sot para gjyqit. Gjykimi i aktivisteve të grupit “Pussy Riot” - duhet të tregojë se sa është rigjallëruar pushteti i Kishës Ortodokse Ruse dhe udhëheqësit të saj, patriarkut Kirill. Maria Alvokhina (24), Nadezhda Tolokonnikova (22) dhe Yekaterina Samutsevich (29) ishin burgosur në fund të shkurtit të këtij viti, pasi kishin zënë altarin e Katedrales kryesore në Moskë dhe e kishin shfrytëzuar hapësirën për t`i bërë lutje me këngë Shën Marisë për ta “larguar Putinin”. Burgosja e tre grave, njëra prej të cilave ka edhe fëmijë të vegjël, ka bërë bujë të madhe në Perëndim. Qeveri dhe grupe për mbrojtjen e të drejtave, si edhe muzikantë, si Sting dhe banda “Red Hot Chili Pappers”, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjykimin.

“Vendimi i gjykatës do të varet jo nga ligji, por nga ajo që dëshiron Kremlini”, ka thënë Lyudmila Alexeyeva, një disidente e periudhës sovjetike dhe aktiviste veterane për të drejtat e njeriut që udhëheq “Moscoë Helsinki Group”. Simbolikisht gjykimi do të mbahet në të njëjtën gjykatë në Moskë, ku ishte burgosur Mikhail Khodorkovsky, i cili u shpall fajtor se ka vjedhur naftë në gjykimin e vitit 2010, të cilin shumica e politikanëve perëndimorë e panë si përpjekje të Kremlinit për ta mbajtur prapa burgut me prapavijë politike. Lidhur me huliganizmin e motivuar nga feja apo armiqësitë, tre gratë, nëse shpallen fajtore, mund të dënohen deri më shtatë vjet burg.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›