E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, treni përpas autobuzin, 8 të vdekur

Tetë persona, shumica e të cilëve punëtorë ukrainas kanë humbur jetën nga përplasja e autobusit të tyre me një tren në Poloni. Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Lodz, në qendër të Polonisë.

Mësohet se dy prej pasagjerëve që ndodheshin në autobus kanë shpëtuar por gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Dhjetë persona, shumica prej tyre gra, kanë qenë në autobus në kohën e aksidentit.

Sipas disa mediave, autobusi është goditur nga treni pasi ai ka kaluar në një rrugë të pambrojtur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›