E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja denon dhunen ne veri te Kosoves

Komandanti i krahut jugor te NATO-s admirali amerikan Samuel Locklear e ka denuar dhunen e fundit ne veriun e Kosoves dhe ka paralajemruar se KFOR-I do te veproje per mbrojtjen e ushtareve. Ai I beri keto komente pas nje takimi me komandantin e forcave paqeruajtese ne Kosove Erhard Drews me te cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit ne veriun e Kosoves.

Admirali amerikan e ka cilesuar te te papranueshem perdorimin e dhunes ndaj trupave te KFOR-it misioni te cilit eshte eshte ruajtja e nje mjedisi te qete dhe te sigurt lirise se levizjes dhe sigurise ne Kosove nen Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Ai tha se njerezit qe u shkaktojne deme ushtareve te KFOR-it nuk jane demonstrues paqesore e as qe punojne per te ofruar zgjidhje te mira. Gjate operacionit arme te vogla zjarri dhe mjete shperthyese te improvizuara jane perdorur kunder ushtareve te KFOR-it nga elemente kriminale qe kane luajtur rolin e demonstruesve te ligjshem tha admirali Lockelar duke nenvizuar se KFOR-i rezervon te drejten per ta mbrojtur vetveten kunder te gjitha veprimeve agresive.

Ai u ka bere thirrje udheheqesve politik dhe komuniteteve qe te nxisin qendrueshemri dhe dialog per zgjidhjen e problemeve meqe sic ka theksuar ai askush nuk perfiton nga nje rikthim i tensioneve nga e kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›