E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO-ja, mund të shtojë trupat në Kosovë

NATO-ja mund të shtojë sërish forcat e saj në Kosovë, të cilat tashmë janë përforcuar nga një batalion gjermano-austriak i këmbësorisë.
Agjencia “AP” citon një diplomat dhe një tjetër zyrtar, njohës të situatës, të kenë thënë se Aleanca po konsideron vendosjen e një batalioni të dytë rezervë, për shkak të tenisoneve të vazhdueshme ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre serbe.
Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca nuk ka nënshkruar ende ndonjë vendim për dërgimin e njësive të reja.

Zyrtarët thonë se kontingjenti rezervë nuk ka për qëllim rritjen e përhershme të forcës së NATO-s, por për të siguruar lehtësim të përkohshëm gjatë krizës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›