Stefanoviç optimist për zgjidhjen e krizës

Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, u shpreh optimist se në takimin me komandantitn e KFOR-it, që pritet të nisë më vonë, do të gjendet zgjidhja e krizës. “Pres zgjidhje të kësaj krize të madhe, nëse gjithçka shkon mirë deri në fund”, u shpreh Stefanoviç për mediat serbe.
Pas takimit që pritet të mbahet në bazën e KFOR-it, “Nothing Hill”, Stefanoviç tha se qytetarët do të njoftohen me zhvillimin e bisedimeve, ku do të marrë pjesë edhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.