NATO-ja vlerësim negativ për Maqedoninë, kritikohet Qeveria
Aleanca Veriatlantike ka bërë vlerësime negative për zhvillimet e përgjithshme politike dhe ekonomike në Maqedoni, në krahasim me vitin e kaluar kur u dhanë nota pozitive. Raporti i përgatitur ku shihen parregullsi është në duart e ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike dhe vërejtjet janë bërë në adresë të Qeverisë aktuale.
NATO-ja ka drejtuar kritika të forta për zhvillimet aktuale, mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat në mbrojtje dhe trendet negative në sferën ekonomike. Vetëm zgjedhjet e fundit presidenciale dhe lokale janë vlerësuar si të suksesshme. Me këtë rast aleanca kërkon dialog konstruktiv politik në Parlament, duke i dhënë më shumë ndikim opozitës. Në raport theksohet se gjyqësia është e ndikuar në shumë raste nga Qeveria. Janë vlerësuar si negative harxhimet e mëdha të Qeverisë për fushatat e saj dhe për këtë arsye Maqedonia pritet që të fillojë me realizimin e një Plani të ri Aksional për anëtarësim në NATO, me të cilin parashihen masa të reja për reformat dhe plotësimin e kritereve që janë shpalosur në vërejtjet e Qeverisë.
2 Korrik 2009