E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Silva: Në Man City, për shumë vite

David Silva thotë se është i lumtur në Manchester City dhe se dëshiron të qëndrojë në këtë klub për shumë vite. Paraqitjet e mira të 25 vjeçarit bënë që potenciali i tij të tërhiqet nga klubet e mëdha evropiane.

Dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona ia kanë vënë syrin përfaqësuesit spanjoll, por ish futbollisti i Valencias nuk po mendon për largim nga Anglia.

“Reali e Barça janë klube të mëdha, por jam i lumtur këtu dhe do të dëshiroja të rrija edhe shumë vite. Edhe familja ime është e lumtur këtu. Njerëzit më trajtojnë shumë mirë dhe ekipi po funksionon si duhet, po më përshtatet çdo gjë”, deklaroi Silva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›