Operacion i gjerë kundër makinave të vjedhura
Policia e Shtetit bëri të ditur sot se nga operacioni i koduar “Credit Car II”, janë verifikuar rreth 1.085 automjete të llojeve të ndryshme, kryesisht gjatë kontrolleve të ushtruara me grupe kontrolli të lëvizshme brenda qyteteve dhe në akset rrugore, si dhe grupeve të ngritura në hyrje-dalje të qyteteve etj.
Nga verifikimet e kryera përmes sistemit të Interpolit kanë rezultuar të vjedhura dhe të trafikuara në vendin tonë 10 makina. Këto automjete janë konstatuar në qarkun e Durrësit, 3 automjete në Qarkun e Lezhës, 2, në qarkun e Elbasanit, Vlorës he të Korçës nga 1 automjet . Automjetet e trafikuara, kryesisht të tipit të fundit, pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar të vjedhura në vende të ndryshme të rajonit dhe të Bashkimit Evropian si: në Itali 5 , në Austri 1 , në Serbi 1 dhe në Bullgari 2 automjete.
Ky operacion është zhvilluar me nismën dhe drejtimin e qendrës SECI me seli në Bukuresht, Rumani, me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Juglindore, anëtare të kësaj qendre ndërkombëtare, përkatësisht strukturave të policive, prokurorive, doganave, të INTERPOLIT dhe EUROPOLIT. Njëkohësisht gjatë realizimit të këtij operacioni u bashkëpunua dhe u koordinuan veprimet me Shërbimet Doganore pranë vendkalimeve kufitare, Prokuroritë, etj. /S.Lleshi/Start/
2011-05-30 13:25