E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me tritol pallatit te zyrtareve

Bardhyl Bejko

SARANDE- Atentat me tritol pallatit ku banojne biznesmene, drejtues institucionesh dhe njerezit e drejtesise ne qytetin e Sarandes. Nje sasi prej 200 gram eksploziv ka shperthyer rreth ores 03:00 te mengjesit ne lagjen nr. 4, e quajtur "Koder", duke ngritur nga gjumi ne panik dhe ne terror banoret e dy pallateve te reja te quajtura dhe "Tulos". Ky eshte rasti i dyte ne shtate muaj qe sulmohen me eksploziv banoret e kesaj lagjeje. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje, por as efektivet dhe as banoret nuk kane pare autoret e dyshuar qe vendosen kallepet me tritol. Per fat te mire ka pasur vetem deme materiale, me xhama te thyer, krisje te ndertesave dhe nje grope e thelle 40 centimetra, me diameter 2x2 metra. Megjithese hetimet kane qene intensive, policia nuk ka ende asnje te ndaluar, ndersa rasti i djeshem ka qene i shtati brenda nje viti, kryesisht me objekt bizneset.

Ne hyrje te pallateve mund te dalloje qarte gropen e madhe dhe copat e xhamave te dritareve, nje pjese e te cilave vareshin ne kornizat e tyre. Banoret ishin te trembur, ndersa aty, brenda rrethit te shiritave te policise, gjeje hetuesit qe kryenin keqyrjen ne vendngjarje. Hetimet po kryhen nga kreu i sektorit te Krimeve te Renda, Ilir Zhupa, i cili tha se behet fjale per nje sasi tritoli, kurse motivet jane ende te paqarta. Mesohet se ne dy pallatet qe jane ndertime te reja, ka shume dyqane dhe jetojne biznesmene, punonjes te policise, gjykates, prokurorise dhe drejtues te institucioneve vendore. Qellimi i sulmit mendohet te jete nga konkurrenca ne biznes, tek hakmarrja per ndonje konflikt te mundshem. Po keshtu po hetohet edhe pista e perplasjeve per pronesi mes paleve, pasi kjo zone njihet per problemet e mbivendosjes se pronave.

Ismet Bajrami, 55-vjec, banor i pallatit ku u vendos tritoli, thote se objekti eshte tronditur i gjithi, sikur te binte termet. "Nuk kuptova se nga kishte ardhur zhurma e forte. Mendova se dikush kishte vendosur tritol ne ndonje automjet per larje hesapesh mes ndonje grupi keqberesish. Por shume shpejt mesuam se ishte nje sasi tritoli vendosur fare prane pallatit dhe u frikesuam", tregon 55-vjecari. Edhe banoret e tjere, te shokuar nga ngjarja, shprehen te irrituar duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve. Ata e cilesuan si akt terrorist, pasi qellimi ka qene shembja e pallatit dhe demet mund te ishin edhe ne njerez. Fabion Laze, nje i ri rreth te 22 vjec, tregon se ishte ne gjume kur ka degjuar shperthimin. "Degjova tronditjen madhe me pas zhurmen e xhamave qe u shperndane kudo dhe u zgjova menjehere per te dal ne dritare", thote ai per gazeten. Policia nuk ka dale ende me nje deklarate zyrtare per autoret dhe motivet e ngjarjes.

Nga atentati ndaj oficerit, tek 7 shperthimet e tritolit

Shperthimi i djeshem ne lagjen "Koder" ishte i dyti ne te njejten zone dhe i shtati brenda nje viti ne qytetin e Sarandes. Me 15 shtator te nje viti me pare, ne kete bllok pallatesh u shkaterrua me amonit malor, automjeti tip "Mercedes-Benz", i oficerit te policise gjyqesore Ismail Lala, nderkohe qe ngjarja ka mbetur ende pa autor. Me 21 gusht 2008, nje sasi eksplozivi shperthen ne automjetin tip "BMW", ne pronesi te 19-vjecarit Almir Mane, ne lagjen nr. 4 te qytetit. Ne te njejten dite shperthen sasi eksplozivi ne godinen ne ndertim ne pronesi te Mirand Zhupa, ne Qafe-Gjashte. Nderkohe qe me 28 gusht 2008, shperthen sasi e madhe eksplozivi ne servisin ne pronesi te Agim Barjami. Nderkohe qe nje tjeter shperthim ka ndodhur ne 13 shtator, ne autobusin me targe SR 4648 B, ne pronesi te Vasil Papes dhe i fundit ka qene ai me 9 tetor te 2008, ne agjensine e autobuseve, ku mbeti i plagosur nje person, kurse autoret kane mbetur pa identitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›