E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Fikaj dhe Klajdi Haxholli, kane kerkuar dje denime te buta

Tirane- Dy prej tre te pandehurve, te akuzuar per vepren penale te "vrasjes me dashje" te bashkemoshatarit te tyre Erlin Shpello, kane kerkuar dje para gjykates, ndryshimin e akuzes ne ngarkim te tyre. Te pandehurit Elvis Fikaj dhe Klajdi Haxholli, i kerkuan dje trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, te akuzoheshin per vepren penale te "moskallezimit te krimit", pasi ata nuk kishin marre drejtperdrejt pjese ne ngjarje. Dy te pandehurit kane argumentuar gjate konkluzioneve te tyre perfundimtare, se ata nuk kishin treguar rrethanat e ngjarjes, ndersa viktima ishte qelluar nga Enton Nikaj. Ne fund te pandehurit kane kerkuar nje denim me te bute sesa ai i kerkuar nga ana e prokurorise. Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit, ka ndodhur ne shkurt te vitit 2006. Nga hetimet ka rezultuar se viktima Shepllo, ne ate kohe 19 vjec kishte blere nje pistolete me silenciator te tipit "Zastava", duke i paguar rreth 1500 euro, te pandehurit ne mungese Nikaj. Pas disa ditesh Nikaj ia ka kerkuar serish pistoleten. Nga hetimet ka rezultuar se viktima i ka djegur makinen tip BMW, duke shtuar edhe konfliktin mes tyre. Pas kesaj ngjarjeje te akuzuarit si autore e kane thirrur viktimen, duke i thene se do i kthenin pistoleten, por me pas e kane vrare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›