Irak, dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga një atentat
Bagdad - Si pasojë e një shpërthimi kamikaz sot në qendër të Bagdadit në Irak, të paktën dy persona gjetën vdekjen dhe 12 të tjerë u plagosën njoftuan AFP-në burime në Ministritë irakiane të Mbrojtjes dhe të Brendshme. Atentati ndodhi rreth orës 10:45 (07:45 GMT) në Karrada, një lagje tregtare në qendër të kryeqytetit dhe kishte si objektiv një patrullë të policisë irakiane.
Kamikazi hodhi veten në erë në mes të policëve, theksuan burimet, duke shtuar se "shumica" e viktimave ishin policë.
Kamikazi hodhi veten në erë në mes të policëve, theksuan burimet, duke shtuar se "shumica" e viktimave ishin policë.