E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme

Samiti i Çikagos

Në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Çikago thuhet se aleanca e atlantikut të veriut do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovës për garantuar siguri dhe stabiliteti në rajon.

Po e përsërisim këtu se në mbështesim plotësisht KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të vendosur dhe të paanshme , si dhe në harmoni me mandatin e tij të caktuar nga Kombet e Bashkuara me Rezolutën 1244 për Kosovën, theksohet në deklaratë.

Sa i përket zvogëlimit të trupave të KFOR-it, thuhet se kjo do të ndodhë kur të jetë e mundur.

Liderët e vendeve të NATO-s u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të respektojnë marrëveshjen e arritura dhe të promovojnë paqe dhe stabilitet në rajon. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›