E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, qytetarët dhurojnë gjak për të plagosurit

Qytetarët duke dhuruar gjak në Spitalin e Durrësit

Dita e zisë për studentët e aksidentuar që humben jetën në humnerat e bregdetit te Himarës është përshkruar nga një pikëllim i madh. humbja tragjike e jetës së 11 studentëve dhe plagosja e shume të tjerëve ka bërë që të rinjtë durrsakë të nisen që në momentet e para të lajmit të kobshëm drejt Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak për të plagosurit.

Kanë qenë rreth 22 të rinj dhe të reja kanë dhuruar gjak vullnetarisht rreth orës 19:00 të ditës së aksidentit. Gjithashtu edhe sot, dhjetëra persona kanë bërë dhurim vullnetar të gjakut për viktimat e aksidentit. Rreth 40 punonjës të administratës së prefekturës dhe të qarkut kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për të dhuruar gjak. Sipas të dhënave nga spitali, rreth 110 të rinj kanë dhuruar gjak gjatë ditës së sotme. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›