Tragjedia e Himarës, Topi dhe Berisha homazhe tek Aleksandër Xhuvani

Berisha për homazh në Elbasan
I PËRDITËSUAR – 16:35- Kryeministri, Sali Berisha, ka vizituar sot Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan ku shprehur ngushëllime me viktimat e tragjedisë së Himarës. Berisha, u shpreh se aksidenti ku humbën jetën 11 studente të këtij universiteti ishte një dramë e madhe.
Ishte një tragjedi dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen edhe dy herë më e rëndë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta, në një aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur, tha kryeministri.
Pas vizitës në Elbasan, Berisha është nisur drejtë Spitalit Ushtarak, ku do të vizitojë studentet e plagosura.

Topi në Elbasan
16:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot Elbasanin për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për studentët që humbjen jetën dje në Himarë.
Topi ka vendosu kurora me lule në hollin e universitetit ku ishin vendosur fotot e njëmbëdhjetë studenteve që humbjen jetën.
Jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik, tha presidenti.
Topi duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, theksoi solidaritetin e shprehur nga të gjithë.
07:30 - Të gjitha institucionet e vendit ulën sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.
Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, kanë mbajtur një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.
Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji.
Viktimat e tragjedisë:

Denisa Guzi
1. Denisa Guzi, 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh

Ermira Mana
2. Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan

Aurora Molla
3. Aurora Molla, 21 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit

Lindita Kabashi
4. Lindita Kabashi, 21 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen, Komuna Gostime, Elbasan

Joana Debinja
5. Joana Debinja, 22 vjeç, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë

Elsa Daka
6. Elsa Daka, 22 vjeç, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan

Juljana Tola
7. Juliana Tola, 21 vjeç, banuese në fshatin Mirak, Librazhd

Fabiola Shehi
8. Fabiola Shehi, 22 vjeç, nga Bërxulla Tiranë