Biznesmeni i ofron 1 milion euro modeles Kelly Brook

Biznesmeni frances duke i bërë ofertën modeles 32-vjeçare
Ajo është një nga femrat më të bukura në botë. Kështu i duket edhe një biznesmeni francez, i cili i ofruar aktores dhe modeles, Kelly Brook, një milion euro për të kaluar një natë së bashku.
Nimrod-Fredeci Kamer ia ka bërë një ofertë të tillë drejtpërdrejtë, momenti i cili është kapur edhe nga paparacët.
Biznesmeni i është drejtuar asaj me një çek në dorë ndërsa Kelly duket e hutuar nga ky akt.

Kelly Brook mesa duket nuk e ka marrë seriozisht ofertën
Nuk dihet nëse bukuroshja i ka dhënë një përgjigje biznesmenit por francezi është larguar nga rojet e sigurisë. Më pas ai është dëbuar edhe nga hoteli.
Ka spekulllime se e gjitha kjo ka qenë një marifet për të prishur festivalin e Kanës. /Daily Mail/
Përgatiti: F.S