E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela shpall krijimin e partise se re te djathte

Behet publike dhe partia me e re ne spektrin politik shqiptar, duke iu bashkangjitur ne kete menyre grupit te partive te djathta. Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela se bashku me deputetin Gilman Bakalli, ashtu sikurse e kishin paralajmeruar gjate tere ketyre javeve, bene dje zyrtarisht publike krijimin e partise se tyre politike, te emertuar Partia per Ligj dhe Drejtesi. Ne nje komunikim me median ne lidhje me kete parti te re te djathte te krijuar, deputeti Ngjela deklaroi se ajo kishte ne qender te programit te saj, zbatimin e ligjit dhe rikthimin e drejtesise ne vend. Ngjela konfirmoi dje ne konferencen per shtyp se mes partise se tij dhe Partise Demokristiane dhe Levizjes per Zhvillim Kombetar ishte diskutuar parimisht per krijimin e nje koalicioni te perbashket parazgjedhor. Por sipas tij, keto diskutime kishin ngelur ende ne parim dhe nuk ishte marr nje vendim zyrtar per krijimin e ketij koalicioni. Ne konferencen e djeshme per shtyp, Spartak Ngjela deklaroi se partia qe ai themeloi, ishte kunder shkeljes se Kushtetutes edhe ne rastin kur pezullohej zbatimi i ligjit te "Dosjeve".

Kamze

Kryetari i PS, ne vijim te takimeve me vullnetaret akuzon Berishen, se ka mashtruar banoret e ardhur: Jeni peng i tij


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›