NATO nuk diskuton Fare për Maqedoninë
Autori i Lajmit: red.
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk u përmend në mbledhjen e jashtëzakonshme të Aleancës, që dje u mbajt në Bruksel, me qëllim të shqyrtimit të konfliktit në Gjeorgji.
Këtë për mediat greke e deklaroi ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani, e cila mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Aleancës.
Bakojani sqaroi se përveç për Maqedoninë, në takimin nuk është bërë fjalë as për ftesat eventuale për anëtarësim të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008