NATO nuk mund te toleroje dhune ne Kosove

Me se shumti vemendje ne kete takim i eshte kushtuar gjendjes ne Kosove dhe KFOR-it. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle denoi serish sulmet e serbeve ndaj trupave nderkombetare ne veri te Kosoves ku u plagosen edhe ushtare gjermane dhe austriake.
Ne nuk mund te bejme kurfare leshimesh politike pas ketyre sulmeve. Prandaj presim jo vetem perfundimin e sulmeve dhe mosperseritjen e tyre por edhe qe politikanet ne rajon te bejne te gjithcka munden qe gjera te tilla te mos perseriten. Nese sulmohen ushtaret tane sulmohemi edhe ne. Kjo nuk mund te tolerohet theksoi ministri i Jashtem gjerman.
KFOR-i sulmohet nga serbet Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle politikanet ne rajon duhet te bejne me shume.
Ushtaret jane sulmuar pas ngritjes se barrikadave serbe ne verit te Kosoves. NATO-ja kerkon heqjen e te gjitha barrikadave. Nje prej tyre eshte hequr ndersa Rasmussen pershendeti edhe dialogun dhe marreveshjen shqiptaro-serbe per kontrollimin e perbashket te kufirit. Dhuna ne veri ka bere qe trupat e KFOR-it nuk mund te pergjysmohen ne shkurt te vitit te ardhshem sic ishte planifikuar. Ne Kosove duhet te mbeten te gjithe 6.000 ushtaret qe jane atje.
Megjithate Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ne parim mbeshtet afrimin e Evropes Juglindore me strukturat perendimore. Ne qendrojme ne pozicionet per integrimin euro-atlantik te te gjitha vendeve te ketij rajoni. Por te domosdoshme jane edhe reformat demokratike te cilat duhet te behen realitet pohon ai.
Rasmussen mbeshtet integrimin e Serbise ne BE Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anders Fogh Rasmussen sugjeron integrimin e Serbise
Rasmussen tha se ai mund te flase vetem ne emer te NATO-s. Por ne menyre indirekte ai sugjeroi qe Serbise ti jepet statusi i kandidatit per anetaresim ne BE. Te premten 9.12. presidentet dhe kryeministrat e vendeve anetare te BE-se do te vendosin per kete ceshtje. Minstri i Jashtem i Luksemburgut Jean Asselborn ishte edhe me i qarte. Ai beson se statusi i kandidatit nuk eshte vetem ne interesin e Serbise por edhe te BE-se dhe NATO-s.
Besoj se nuk ka zgjidhje tjeter. Askush nuk deshiron ardhjen e nacionalisteve ne pushtet ne Serbi sepse kjo mund te ashpersoje me shume edhe konfliktin ne Kosove deklaroi Asselborn.
Gjermania kundershtari me i madh
Kundershtari me i madh i Serbise ne kete ceshtje aktualisht eshte Gjermania. Kancelarja gjermane Angela Merkel pas incidenteve te armatosura me KFOR-in ka deklaruar se Serbia ende nuk eshte e pjekur per anetaresim ne BE.
Vazhdojne ndihmat ne Afganistan
Sa i perket misionit ushtarak ne Afganistan ai duhet te perfundoje ne vitin 2014. Por kjo nuk do te thote se NATO do te zhduket ne teresi nga Afganistani. Sekretari i pergjithshem i NATO-s rikujtoi ne Bruksel kumtesen e miratuar te henen ne konferencen per Afganistanin ne Gjermani.
Ne konferencen e Bonit ne fillim te javes bashkesia nderkombetare ka premtuar angazhim afatgjate ne Afganistan. NATO do te vazhdoje me kontributin e saj. Ne do te shqyrtojme mundesite per ndihma dhe nje partneritet afatgjate pas terheqjes ne vitin 2014 tha Anders Fogh Rasmussen.
Mosmarreveshjet me Rusine Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergei Lavrov - probleme mes Rusise dhe NATO-s
Shume grindje ka pasur kohet e fundit me Rusine per shkak te rrjetit te planifikuar per mbrojtje nga raketat ne Evrope. Ruset thone se jane te cenuar nga ky rrjet dhe duan te ndermarrin kundermasa ne Kaliningrad. Rasmussen thote se kjo eshte derdhje e kote e parave sepse rrjeti i NATO-s nuk do te ndertohet kunder Rusise. Nderkohe qe aleanca ka nevoje per mbeshtetjen ruse per shembull ne Afganistan. Ministri i Jashtem norvegjez Jonas Gahr Stre perjashton mundesine e nje pazari mes NATO-s dhe Rusise.
Mendoj se keto gjera nuk duhen nderlidhur. Ne interesin e Rusise dhe NATO-s eshte qe misioni ne Afganistan te vazhdoje dhe te pergatitet kalimi i pushtetit ne duart e forcave afgane te sigurise. Kjo eshte thene qarte para dy ditesh edhe ne Bon tha ai.
Per ndertimin e rrjetit te raketave per mbrojtje do te bisedohet me Rusine te enjten 8.12. ne Bruksel ne samitin NATO-Rusi.
Autor Christoph Hasselbach/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi