NATO, pakësimi i trupave, tregues i sigurisë në Kosovë
PRISHTINË- Autoritetet e NATO-s që nga 1 marsi kanë përfunduar fazën e fundit të shkurtimeve, duke e cilësuar situatën e sigurisë të qëndrueshme, por ata kanë pranuar se gjendja në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, është ndryshe nga pjesët tjera të Kosovës, për shkak të kundërshtimit të pavarësisë.
Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali amerikan Samuel J. Locklear, tha sot në Prishtinë se me gjithë shkurtimet, NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë qytetarët e Kosovës duke u bërë thirrje atyre që të vazhdojnë përkushtimin për sundimin e ligjit.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Kosovë, e cila ndodh në një periudhë kur trupat paqeruajtëse të NATO-s e kanë shkurtuar në 5 mijë e 500 numrin e ushtarëve.
Ai nënvizoi përkushtimin e NATO-s për mbështetjen e një mjedisi të sigurt, ndërsa theksoi se vendimi për shkurtimin e numrit të trupave pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në fushën e sigurisë në Kosovë. "Forcat e NATO-s tashmë janë vënë në mbështetje të policisë së Kosovës e cila po drejton çështjet e sigurisë", - theksoi admirali amerikan.
(e.m/voa/BalkanWeb)