E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri e Cooper diskutojnë dialogun

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 17:18

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, u takua sot me Robert Cooper, këshilltar i lartë në kabinetin e Baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian.

"Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit të dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel. U ra dakord që vazhdohen konsultimet për finalizimin e agjendës dhe për mbarëvajtjen e procesit të dialogut", thuhet në një njoftim të zyrës së Kryeministrit.

Tahiri sot është takuar edhe me drejtorin për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, lidhur me raportin e fundit të këtij grupi.

Tahiri citohet të ketë thënë se “çfarëdo propozimi për autonominë e veriut është i papranueshëm dhe joreal, si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›