NATO, parulla dhe argumenti
Që nga 3 prilli i këtij viti, Shqipëria është anëtare legjitime me të drejta të plota dhe e barabartë mes të barabartësh në "North Atlantic Treaty Organisation", shkurtimisht NATO. Themeluar në Uashington më 4 prill 1949, organizata përcaktohet si një aleancë e shteteve të Perëndimit në proces aderimi shtetesh të reja, të cilat i bashkon vullneti i mirë për të përforcuar mbrojtjen e përbashkët e për të zhvilluar paqen në shërbim të lirisë dhe mirëqenies së popujve e vendeve anëtare, të demokracisë e të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. Duke qenë dhe funksionuar si një aleancë shtetesh, NATO ka disa nivele përfaqësimi.
Niveli parësor funksionon në rangun e kryetarëve të shteteve, në samitin më të lartë që mblidhet një herë në vit. Në mungesë të tyre, për çfarëdo arsye, protokolli parashikon edhe përfaqësimin me kryetarë qeverish. Niveli i dytë përfaqësues është qeveritar dhe funksionon në rangun e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes veçmas, ose të dy bashkë, sipas rëndësisë që ka marrja e vendimeve. Niveli i tretë është Këshilli Atlantik, një forum që funksionon nëpërmjet ambasadorëve të vendeve anëtare akredituar në Bruksel. I katërti përfaqësues është niveli ushtarak dhe në të bëjnë pjesë shefat e shtabeve të ushtrive aleate dhe komandantë zonash operacionale, të cilët zbatojnë vetëm vendime të karakterit ushtarak, marrë në nivele politike.
Në aspektin gjithnjë politik, NATO kryesohet dhe përfaqësohet me Sekretarin e Përgjithshëm, i cili zgjidhet me votë të lirë e të barabartë mes një prej kryeministrave europianë të vendeve anëtare. Mbi këtë bazë është e sigurt që Kryeministrit të Shqipërisë t‘i bjerë radha të zgjidhet ndonjëherë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në aspektin ushtarak, sipas traktatit themelues të Uashingtonit, kryekomandant i NATO-s emërohet një gjeneral amerikan i nivelit më të lartë me 5 Yje të Meritës në Karrierë. Për shembull, Uesli Klark, që komandoi fushatën e sulmeve ajrore mbi Serbi në 1999. Komanda ushtarake e Aleancës është ekskluzive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Le të vijmë tani te "Shqipëria në NATO", më saktë te thelbi propagandistik dhe elektoral i parullës, shfaqur me tepri në çdo miting elektoral që po zhvillon Partia Demokratike.
Analistët e konsiderojnë krejt të panevojshme këtë parullë elektorale, po aq të panevojshme sa ç‘ishin pankartat në fasadën e Këshillit të Ministrave e të selisë së Kuvendit. Mesazhet atlantike të pranimit janë të pranishme edhe në posterat elektoralë, ngjitur vend e pavend rrugëve dhe qyteteve të Shqipërisë, pa folur për spotet televizive me përmbajtje propagandistiko-elektorale, transmetuar në TVSH dhe ato private. Analistët konsiderojnë se Karta e NATO-s po përdoret si një tapi elektorale në çdo debat e duel televiziv, aq sa të krijohet bindja se lektorëve të atlantizimit u takon e drejta e hipotekimit si pronë private. Shquhet në këtë fushatë propagandistike një ish-ministër pa imunitet dhe në proces hetimi për çështjen e Gërdecit. Shquhet po aq edhe një ministër i dytë, i cili deklaron publikisht dhe jashtë çdo lloj konteksti: "Unë jam ministër i NATO-s"! Që qeveria e Kryeministrit Berisha ka meritën e vet në tërë procesin aderues të Shqipërisë në NATO, kjo është e vërtetë. E vërteta, ndërkaq, nuk është e plotë, sepse faktorët ndikues janë më shumë se një. Në rastin e Shqipërisë, anëtarësimi duhet interpretuar me fakte dhe argumente besueshmërisht të qëndrueshme. Prej këtej vjen pyetja e thjeshtë: Cilat janë arsyet?
Në Samitin në nivel të lartë në Strasburg, Presidenti amerikan, Barak Obama, tha: "SHBA dhe aleatët europianë e mirëpresin Shqipërinë në NATO, sepse e konsiderojnë atë një aleat të rëndësishëm strategjik". Kjo është arsyeja e parë, që do të thotë se Shqipëria plotëson kushtin parësor për anëtarësim në NATO, vetëm falë pozicionit shumë të rëndësishëm gjeo-strategjik në Europën Juglindore. Në kontekstin "aleat i rëndësishëm strategjik", SHBA kuptojnë edhe shqiptarët në rajon të shtrirë në katër shtete të pavarura: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi, për të mos thënë më shumë. Argumenti është tejet bindës për të pranuar se shqiptarët janë një faktor potencial për ruajtjen e sigurisë dhe të paqes rajonale.
Arsyeja e dytë është e lidhur me vullnetin e popullit shqiptar, 95% e të cilit është shprehur me kohë për anëtarësim sa më të shpejtë në Aleancën Atlantike. Kërkesat dhe aspiratat mbarëpopullore atlantike të shqiptarëve janë të natyrshme, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është vend i vogël, me popullsi po ashtu të vogël dhe e vuajtur historikisht prej synimeve grabitqare dhe pushtuese të fuqive të huaja.
Arsyeja që vjen e treta ka të bëjë më vullnetin e Republikës së Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, të cilat formalizuan kërkesën zyrtare, duke i vënë vulën pikërisht vullnetit mbarëpopullor. Ky vullnet i është shprehur që në vitin 1993 Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, të ndjerit Manfred Vërner. Prej asaj kohe e në vazhdim, qeveritë shqiptare të çdo mandati politik nuk kanë reshtur së punuari për plotësimin e standardeve të anëtarësimit, bërë realitet në Strasburg 2009.
Aleanca Atlantike është një bashkim i plotë dhe koherent vullnetesh të shteteve anëtare për paqe, liri dhe prosperitet të popujve e vendeve respektive. Në jubileun e 60-vjetorit, NATO dëshmoi realisht se ajo është e vetmja mburojë e sigurt e paqes dhe e lirisë, e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut në Europë e në shkallë globale.
Le t‘i kthehemi sërish argumentit gjeo-strategjik.
Është pikërisht ky argument ai që motivoi vizitën në rajon të numrit 2 të Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden. Ndonëse Tirana nuk u përfshi në turneun politik të zëvendëspresidentit amerikan, mesazhet që përcolli ai ishin dhe janë të karakterit strategjik për interesat tejet afatgjata të sigurisë dhe paqes në rajon, ku Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm. Këto qëndrime amerikane janë koherente, pavarësisht ndryshimeve në administratën ekzekutive të SHBA-së. Koherente me këto qëndrime të pandryshuara është edhe deklarata publike e ambasadorit amerikan në Tiranë, Uidhers, që tha se, me pranimin e Shqipërisë në NATO, përfitimi më i madh është paqja në rajon. Gjatë një interviste ekskluzive në "Top Channel", zoti Uidhers i mëshoi shumë faktorit paqe dhe siguri në rajon, kur deklaroi se "Shqipëria do të ulet në tryezë me aleatët në NATO, si pjesë e një procesi vendimmarrjeje për të bërë atë çfarë është më e drejtë për paqen".
Me pranimin e Shqipërisë në gjirin e vet, blloku politiko-ushtarak në proces zgjerimi forcon mbrojtjen dhe zhvillon akoma më shumë paqen në një rajon tejet të ndjeshëm e në vëmendje të përhershme, siç është Ballkani dhe Europa Juglindore.
Me pozitën e saj në rajon, tashmë anëtare e NATO-s, Shqipëria dhe populli shqiptar garantojnë të vënë në jetë vlerat më madhore liridashëse, politike e demokratike të Aleancës, në mbrojtje të paqes dhe të lirisë globale.
Në të njëjtën intervistë, ambasadori Uidhers konfirmoi se "nga pala amerikane është një privilegj të kemi një mik si Shqipëria, që qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Dëshmi e këtij qëndrimi aktiv të Republikës së Shqipërisë dhe të popullit të saj është kontributi me trupa paqeruajtëse në Irak e Afganistan, në Bosnjë e në Çad, në Republikën e Afrikës Qendrore. Ndërkaq, në Strasburg kryetarët e shteteve anëtare të NATO-s mbështetën qëndrimin që t‘i përgjigjen situatës në Afganistan, duke dërguar trupa ushtarake shtesë. Shqipëria, e sapopranuar, është ndër të parat vende që shprehu angazhimin e plotë ndaj vendimit atlantik të marrë në Strasburg.
Ai që nuk duhet harruar është fakti se, me aderimin në Aleancë, Shqipëria dhe populli shqiptar hodhën poshtë politikën e imponuar të izolimit komunist 50-vjeçar dhe anti-NATO. Ajo që duhet mësuar është se Shqipëria e "Luftës së Ftohtë" ka qenë kurdoherë nën vëzhgimin e rreptë të Aleancës, që realizohej nëpërmjet Italisë dhe nga Komanda Jugore e Napolit, përfshirë Barin dhe Brindisin, që kontrollojnë Kanalin e Otrantos. Baza më e madhe ajrore e kësaj zone operacionale, në rast konflikti të armatosur, është ajo e Avianos. Praktikisht, nga Otranto dhe nëpërmjet Adriatikut kontrollohen të gjitha hyrje-daljet prej Mesdheut në Europën Qendrore e deri në detin Balltik. Korridori Adriatik i Kontrollit fillon nga Shqipëria dhe Italia bashkë. Për të gjitha këto argumente strategjike dhe politike, Italia, përmes ambasadorit të saj në Tiranë, i raportonte shtabit ushtarako-politik të Brukselit gjithçka që ndodhte e zhvillohej në Shqipërinë komuniste të para ‘90-ës.
Shqipëria ka qenë anëtare e Traktatit të Varshavës nga themelimi deri në vitin 1968, kur u largua pas pushtimit të Çekosllovakisë nga trupat ushtarake të Bashkimit Sovjetik, i cilësuar në vazhdim si superfuqi agresive dhe luftënxitëse.