NATO përleshet me ushtrinë afgane

Katër ushtarë kanë mbetur të vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur, sot në një përleshje ndërmjet NATO-s dhe ushtrisë afgane.
Zëdhënës i guvernatorit të provincës, Vardak Shahedullah Shahed, ka thënë se forcat afgane ishin duke kryer dy operacione, kur filluan të shtënat. “Katër ushtarë të ushtrisë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur, kur ushtarët e huaj të forcave ajrore filluan të shtënat", tha ai.
"Ne nuk e dimë pse kjo ka ndodhur, por është për të ardhur shumë keq”, shtoi ai.
NATO-ja, e cila udhëheq Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF), konfirmoi se një "incident" kishte ndodhur ndërmjet forcave perëndimore të sigurisë dhe atyre afgane, por nuk pranoi të japë hollësi të mëtejshme. “Ne jemi duke punuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të përcaktuar faktet e incidentit", tha togeri i ushtrisë së SHBA-së, Nico Melendez.