Përkthyesi afgan vret dy ushtarë amerikanë

Një përkthyes afgan i ka vrarë dy ushtarë amerikanë, para se ta vriste vetveten, në një bazë ushtarake në pjesën lindore të Afganistanit.
Raportet u paraqitën sot, një ditë pasi vrasja ishte shpallur nga NATO-ja, por me pak detaje.
Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë zyrtarët e ushtrisë amerikane dhe ata të NATO-s, që kanë thënë se incidenti ka ndodhur në provincën Vardak.
Nuk është e qartë se përse përkthyesi ka hapur zjarr, por zyrtari i SHBA-së tha se duket se sulmuesi ishte punonjës i pakënaqur, e jo militant, transmeton Radio Evropa e Lirë.