Policia masa për mbarëvajten e votimeve në Prizren, Lipjanë
PRISHTINE- Policia e Kosovës, në bashkëpunimin me Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), kanë hartuar një plan operativ të sigurisë, për të garantuar që zgjedhjet e 31 janarit, në Prizren dhe Lipjan, të kalojnë të qeta. Drejtori për planifikim dhe zhvillim në Policinë e Kosovës, Granit Fetahu, ka thënë për median kosovare se për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor do të angazhohen 800 zyrtarë policorë.Në një konferencë me gazetarë, të premten, ai njoftoi se gjatë ditëve të fushatës nuk ka pasur asnjë incident, kurse fletëvotimet kanë arritur në Kosovë dhe janë duke u ruajtur nga policia e Kosovës.Kurse, Xhemail Peqani, kryetar ekzekutiv i KQZ-së, saktësoi se fletëvotimet që do të përdoren për votime të dielën janë shtypur në Slloveni, ndërsa tani gjenden në depon e KQZ-së, ku janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.Peqani tregoi se materiali zgjedhore qe të shtunën në mëngjes do të shpërndahen në depot e komisioneve komunale, ndërsa shpërndarja e tij në qendrat e votimit do të fillojë në ora 05:00 në ditën e votimit.(s.g/BalkanWeb)