Rusmajli: Rezoluta mohon krizen, Topi negociator
TIRANE-Pas kthimit nga Strasburgu anëtarët e së djathtës në delegacionin pranë KiE kanë dhënë qëndrimet e tyre për rezolutën e Asamblesë Parlamentare. Kreu Ilir Rusmali duke këmbëngulur se rezoluta mohon krizën politike në Shqipëri, deklaroi se Presidenti i Republikës duhet të përdore fjalën e tij e të pohojë se kushtetuta nuk mund të shkelet.`Presidenti i Republikës e ka këtë mundësi në cfarëdo rrethane, i takon atij të eksplorojë, të hulumtojë spektrin politik shqiptar.I takon atij të theksojë publikisht ato mesazhe, i takon atij të thotë që nuk goditet kushtetuta e një vendi, nuk goditet intitucioni i një vendi nëpërmjet protestave, i takon atij të thotë se bojkoti për një vend si Shqipëria është i dëmshëm, sic e thotë te Asambleja Parlamentare nëpërmjet rezolutës së vendit .Sigurisht është ai që duhet të bëjë përpjekje t`i thërrasë të paarsyeshmit drej arsyetimit`Një ditë pas deklaratës së kryesocialistit Rama se pa hapjen e kutive s`mund të ketë hetim, demokratët i janë referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese gjatë kohës kur qeverisnin të majtëtZoti Rama përpiqet sot e gjithë ditën t`i` përsërisë gati në mënyrë automatike, ka marrë përgjigje drejpërdrejt dhe përfundimtare nga gjykatat shqipare.Prandaj kërkohet të hapet spirali për komisionin hetimor.Por komisionit hetimor nuk i lejohet kurrsesi që të prishë vendimin e gjykatave sepse është jashtë funksioneve të veta kushtëtuese dhe këtu nuk ka ekuivoku , këtu kun ka asnjë paqartësie` Anëtarja e delegcionit demokratja Lajla Pernaska tha se Asambleja Parlamentare përcmoi përpjekjen e Ramës për të përjashtuar Shqipërinë nga KiE.`Unë do të doja ti bëja thirrje deputetëvë të partisë socaliste të dhunojnë po me aq forcë atikombëtarizmin e kryetarit të tyre`Pernaska denoncoi sic u shpreh ajo deklaratën e përfaqësuesve socialiste në Strasburg sipas të cilëve ishin komisioneret socialistë në zgjedhje të cilët shiten mandatet e së majtës (e.c/News 24/BalkanWeb)