Në autobus me 600 gjarpërinj

Policia arrestoi një trafikant në Argjentinë pas gjetjes së më shumë se 600 gjarpërinjve dhe zvarranikëve të tjerë, të paketuara në dhomëzën e bagazhit të një autobusi.
Forcat e rendit duke vepruar në sajë të një lajmërimi anonim, e kapën autobusin në një provincë veriore duke bërë rrugën e saj për në Buenos Aires dhe pasi u kërkuan dokumentet udhëtarëve filluan kërkimin nëpër bagazhe.
“Një pasagjer erdhi në bord me 40 gjarpërinj, plus asaj që ai kishte në kuti”, tregoi Daniel Chersich, guvernator i provincës Santa Fe.
Chersich, i cili ishte duke hetuar një rrjet të trafikimit të kafshëve të egra dhe që mori pjesë në operacion, tha se policët ishin “të tmerruar nga hapja e çantave” pasi mësuan mbi përmbajtjen e tyre.
Trafikanti i kishte mbushur çantat me 444 gjarpërinj boa dhe gjarpërinj të tjerë, sikurse edhe 186 breshka të rrezikuara nga zhdukja, 40 hardhuca dhe një armadilo.
Sipas Cherisch, trafikanti i arrestuar kishte hipur në autobus në Santiago del Estero, ku kishte kaluar tre muaj duke zënë lloje të ndryshme zvarranikësh me qëllimin e shitjes.