E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Fierit 22 vjecari Bardhosh Myrtaj eshte vetevrare

Policia e Fierit deklaroi sot se 22 vjeçari Myrtaj është vetëvrarë me armë zjarri.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Drejtorisë së Pollicise të Qarkut të Fierit, Valbona Meçaj, lidhur me vdekjen e vdekjen e 22 vjeçarit Bardhosh Faik Myrtaj, tha se “22 vjeçari është vetëvrarë me armë ziarri tip pistoletë në vëndin e quajtur Antenat, fshati Kreshpan.

Sipas saj, Myrtaj ka mbërritur i pa jetë në spitalin e Fierit. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka ngritur një grup hetimor, që ka kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes.

"Nga hetimet paraprake konfirmohet se 22- vjeçari ëstë vetëvrarë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqeve dhe rrethanave që e çuan Myrtaj drejt aktit tragjik", tha Meçaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›