E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO s’do tërhiqet nga Libia pa zhbërë celulat e regjimit të Gadafit

25-08-2011 / Gazeta 55

Kryengritësit, në kërkim të Gadafit – Deklarime kontradiktore për vend-strehimin e tij


“NATO vazhdojë sulmet ndaj eksponentëve të regjimit”. Kështu u shpreh presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, njëri nga mbështetësit më të hershëm të lëvizjes kryengritëse. Presidenti francez është zotuar për vazhdimin e operacioneve ushtarake të NATO-s në Libi, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar se kryengritësit i kanë shkaktuar disfatë regjimit të Muamer Gadafit. “Operacionet ushtarake do të ndalen atëherë kur nuk është nevoja për to. Kjo do të ndodhë kur Gadafi dhe ndihmësit e tij më nuk do të paraqesin kërcënim për popullin e Libisë. Ne do të vazhdojmë me operacione ushtarake nën rezolutën e OKB-së, që parasheh mbrojtjen e popullatës civile nga forcat e Gadafit”- u shpreh Nikola Sarkozi, në konferencën për shtyp në Paris. Kryengritësit, në kërkim të Gadafit – Deklarime kontradiktore për vend-strehimin e tij Lëvizja kryengritëse, që duket se është afër për ta marrë kontrollin ndaj gjithë Libisë, thotë se forcat e saj janë në kërkim të kolonelit Muamer Gadafi dhe djemve të tij, pasi kryengritësit e kanë forcuar praninë në kryeqytetin Tripoli dhe në pjesët e tjera të këtij vendi në veri të Afrikës. Kryengritësit kanë shpallur një shpërblim prej më tepër se 1 milionë dollarë dhe amnisti për secilin, që është brenda regjimit aktual, që e zë ose e vranë kolonel Gadafin, i cili në Libi ka sunduar gjatë 42 viteve të kaluara. Megjithatë, vendqëndrimi i Gadafit ende mbetet i panjohur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›