E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, tenton të shpëtojë vëllanë, i zë korenti të dy

TEPELENË- Dy vëllezër kanë humbur tragjikisht jetën teksa përpiqeshin të siguronin ujë për bagëtinëe tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 4 km mbi fshatin Salari të Tepelenës, në malin e Këndrevicës, në një shpellë të quajtur Sisa e Gogës, që shpërben si pus që mban ujë.

Dy vëllezërit Njazi e Xhevit Gogo 40 e 35-vjec banorë të fshatit Salari, të cilët janë çoban, kanë marrë një gjenerator dhe e kanë dërguar tek shpella për të nxjerrë ujë për bagëtinë.

Vëllezërit kanë ngezur gjeneratorin dhe në momentin e vënies në punë të tij, gjeneratori ka bërë masë. Për pasojë Njazi Gogo e ka zënë korenti.

I vëllai i tij Xhevit, i cili ka qenë në vendngjarje është hedhur në pus për të shpëtuar të vëllanë, por fatkeqësisht korenti e ka zënë edhe atë, duke bërë që të dy të gjenin vdekjen e menjëhershme.

Trupat e viktimave janë dëragur në morgun e qytetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›