SHBA reagonpër sulmin izraelit
SHBA- Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për humbjet tragjike të jetëve dhe për plagosjet në mesin e atyre, që u përfshinë në incidentin me anijet e nisura për në Gazë, tha ndihmës sekretari amerikan për çështje publike, Philip Croëley, në reagimin lidhur me sulmin e Izraelit ndaj flotës së anijeve, që ishin nisur për në Rripin e Gazës.
Më tutje në deklaratën me shkrim të zotit Crowley, thuhet se Shtetet e Bashkuara “mbeten thellë të shqetësuara për vuajtjet e civilëve në Gaza” dhe se Uashingtoni do të angazhohet me izraelitët në baza ditore për zgjerimin e sasisë dhe llojit të furnizimeve të lejuara brenda në Gaza, për të shqyrtuar kërkesat e plota humanitare dhe të ripërtritjes për popullin.
Në këtë kuadër, thekson ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Crowley, Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me qeverinë e Izraelit dhe me Autoritetin palestinez, së bashku me organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe me OKB-në, për krijimin e qasjes adekuate për furnizime humanitare, përfshirë edhe materiale për rikonstruktim, nëpër kalimet kufitare, por duke pasur në mendje “shqetësimet legjitime të qeverisë së Izraelit për siguri”.
Megjithatë, ndërhyrja e Hamasit në furnizimet ndërkombëtare me anije dhe puna e organizatave joqeveritare, dhe përdorimi i tyre dhe mbështetja e dhunës, i komplikon përpjekjet në Gaza, thotë Crowley. Përfundimisht, incidenti thekson nevojën për të lëvizur shpejt përpara me negociata, që do të çojnë te paqja gjithpërfshirëse në rajon, thotë zoti Crowley.
(m.a/rel/BalkanWeb)