EULEX: Së shpejti gjykata në veri
Prishtinë - Zyrtarë të EULEX- it dhe ICO-së, garantuan të enjten përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë se janë të gatshëm të ndihmojnë drejtësinë kosovare që të jetë transparente dhe efektive. Në debatin me temë: “Gjyqësori dhe qytetarët e Kosovës”, u tha se në Kosovë është e rëndësishme që të krijohet një kalibër i fortë i drejtësisë i cili do të funksiononte drejtë dhe mirë.
Përfaqësuesi i komponentës së drejtësisë nga EULEX–i, Alberto Perduca, tha se EULEX është duke punuar ngushtë me shqiptarët dhe serbët që sa më parë të hapet Gjykata e qarkut në veri të Mitrovicës, dhe të jetë efektive në punën e vet. Ndërsa Steven Hill nga ICO–ja, u shpreh i kënaqur me përparimin e bërë në drejtësinë kosovare por jo edhe për bashkëpunimin kosovaro-serb.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një drejtësi efikase dhe për zgjidhje më të shpejtë të rasteve. Kurse avokati serb, Zivojin Jokanoviq, kërkoi nga institucionet kosovare që t'i hapin dyert për gjyqtarët dhe prokurorët serb me qëllim që edhe ata të inkuadrohen në ndarjen e drejtësisë në Kosovë.
Me gjithë deklarimet dhe përkushtimet e institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare për drejtësi të mirëfilltë në vendin tonë, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare këtë lëmi e konsiderojnë si jo shumë efektive. (/rtk/start)