Anulohet takimi midis Witkov, Kushner dhe Zelensky në Bruksel

Një takim i planifikuar në Bruksel midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një delegacioni amerikan në vizitë , ku përfshiheshin të dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, është anuluar. Arsyeja e anulimit të takimit nuk është bërë ende e ditur.
Sipas gazetës Kyiv Post , Zelensky po kthehet në Ukrainë, ndërsa Kremlini pretendon se – pas një takimi të kohëve të fundit me Vladimir Putin – Vitkov dhe Kushner “premtuan” të fluturonin direkt për në Uashingto
Witkoff dhe Kushner pritej të takoheshin sot në Bruksel me Presidentin ukrainas Zelensky për ta informuar atë mbi bisedimet me Putinin.
Rusia dhe SHBA-të nuk arritën “asnjë kompromis” pas gati pesë orësh bisedimesh për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, të martën vonë, pavarësisht se i quajti diskutimet “konstruktive, shumë të dobishme dhe thelbësore”.
Takimi në Moskë mblodhi Witkoff, Kushner, Putin dhe ndihmës të lartë të Kremlinit. Takimi pasoi rishikimet e një plani të mëparshëm prej 28 pikash, të hedhur poshtë nga Evropa dhe Kievi si një “listë dëshirash” ruse.
/rtsh.al/