E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazohet seria finale në NBA

Edhe përkundër 36 pikëve të Dwayne Wade dhe epërsisë prej 15 pikëve në periudhën e fundit për Miami Heat, Dallasi me një lojë të shkëlqyeshme në minutat e fundit, arriti deri tek fitorja me rezultatin 93:95, kështu duke barazuar rezultatin në 1:1.

Miami në 7 minuta e 15 sekonda para fundit të takimit kishte një epërsi prej 88:73, por falë serisë fenomenale prej 22:5 në fund “maveriksat” arritën që të barazojnë serinë e ndeshjeve finale.

Dirk Nowitski shënoi 24 pikë, përfshirë këtu edhe dy pikët e fitores në 3.6 sekonda para fundit të takimit si dhe tre pikët vendimtare në minutën e fundit kur Dallasi morri epërsinë ndaj Miamit 93:90.

Wade në momentet e fundit tentoi që nga gjysma e parketit të shënoj, por nuk ishte i saktë. Ylli tjetër te skuadra e Miamit, LeBron Jamess këtë ndeshje e përfundoi me 20 pikë, ndërsa te Dallasi përveç Nowitksit me lojë të mirë u dallua edhe Merion me 20 pikë të realizuara si dhe Teri me 16 pikë. Ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën në Dallas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›